Akuzohen për 60 kilogramë kokainë, shqiptari mbulon fytyrën kur hyn në gjykatën britanike

0
95

Tre shqiptarë të cilët akuzohen për 60 kilogramë kokainë, dolën para një gjykate britanike, pasi u kapën me ngarkesën e drogës në Cork, fundjavën e kaluar.

Vlera e drogës së sekuestruar kapte vlerën e 4 milionë euro. Gentjan Dodaj, Donatel Dodaj dhe Daniel Afedoaei u akuzuan për posedim kokaine për shitje dhe furnizim.

Asnjë nga të akuz

uarit nuk u përgjigj pyetjeve të gjykatës teksa dëgjuan akuzat që rëndonin ndaj tyre.

Gentjan Dodaj, 39 vjeç, do të mbahet në paraburgim në pritje të paraqitjes së tij të radhës para gjykatës. Sipas avokates së tij, Dodaj ishte duke hapur një biznes të vetin në Angli.

Shkruaj nje koment