Akuzohet se abuzoi seksualisht me 12-vjeçaren, lihet në burg 29-vjeçari

0
54

Është lënë në burg Kledi Tirollari, 19 vjeçari i cili akuzohet se abuzoi me vajzën e njerkës së tij. Gjykata ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”.

Para togave të zeza, 29-vjeçari deklaroi se nuk ka kryer marrëdhënie seksuale me 21-vjeçaren.

“Nuk bëra seks me 12 vjeçaren, e kam motër”, ka deklaruar Tirollari.

Avokati i tij kërkoi nga gjykata lirimin, pasi nuk ka ende një ekspertizë që provon kryerjen e marrëdhënieve seksuale.

“Nuk ka pranuar autorësinë, pretendon se vajza e mitur ka jetuar në shtëpinë e tij, bashkë me nënën që ishte në lidhje martesore me babain e tij. Deri në këto momente s’është kryer akti i ekspertimit mjeko ligjor ndaj të miturës. Kemi kërkuar të mos caktohej asnjë masë sigurimi personal sepse nuk provohet.

Jemi para deklarimeve të nënës së të miturës, nuk ka asnjë provë konkrete. Rasti është denoncuar 2-3 ditë më parë, ka patur problematikë me të atin e të ndaluarit, pas kësaj është bërë edhe kallëzimi në polici”, deklaroi avokati.

Shkruaj nje koment