Akuzohet se përdhunoi një 28-vjeçare, arrestohet sarandjoti

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku një person është arrestuar për shkak se akuzohet për përdhunim.

I arrestuari raportohet se është S.SH. Ky person sipas policisë dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 28-vjeçare.

Tashmë personi në fjalë akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

Njoftimi i policisë:

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, shtetasi S. Sh., pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 28-vjeçare.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment