ALARM !!! Edi Rama zgjedh Gjirokastrën si vend për depozitimin dhe asgjesimin e plehrave nga Europa

0
165

Gjirokastra do të shndërrohet në një prej tetë pikat e grumbullimit dhe asgjesimit të plehrave që do të vijnë nga Europa. Kryeministri Edi Rama po implementon në fshehtësi projektin “Scoria” i cili u refuzua nga qeveria e PD 6 vite më parë, por që tashmë po ridimensionohet falë angazhimit “mjedisor” të Edi Ramës.

Janë tetë qytete në Shqipëri mes të cilave dhe Gjirokastra ku do të digjen plehrat e ardhura nga Europa dhe si në cdo rast, kjo aferë korrupsioni ndërmerret me koncension ku do të ketë afat 30 vjet dhe me kapacitet fillestar (3 vitet e para) nga 15 milionë metër/kub plehra importi, me densitet ngarkesash kompakte (helmi) në masën 0.9 ton/m³, ndërsa pas 3 vitesh, sasia do të jetë 3 herë më e madhe dhe pas 10 vitesh, do të jetë pa kufizim sasie, madje me tolerancë 28% ndotje, më të lartë se norma e lejuar në ligj.

Sipas “hartës” së projektit të qeverisë “Rama-2”, janë piketuar 8 qytete kryesore muzeale e turistike, të cilët do të kthehen në qendra grumbullim-përpunim, djegie të plehrave të Italisë, Greqisë, Kroacisë, Sërbisë, Malit të Zi e Bullgarisë.

Në Gjirokastër parashikohet ngritja e dy impianteve me sipërfaqe 17 ha me kapacitet 1.6 milionë ton/m3 plehra në vit dhe njëkohësisht edhe dy qendra ndarjesh plehrash me 3.2 ha secila.

Burimi: Pamfleti.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here