Alarm për bomba, mbyllen disa shkolla në Malin e Zi

0
114

Disa shkolla në Malin e Zi janë mbyllur ditën e sotme pas alarmeve për bomba.

Sipas raportimeve nga media “Pobjeda”, alarmi për bombë është dhënë në shkollat fillore “Maksim Gorki”, “Oktoih” dhe “Vuk Karaxhiq” në Podgoricë, si dhe në shkollën fillore “Olga Goloviq” në Nikshiq.

Në shkollën fillore “Dašo Pavičić” në Herceg Novi është marrë një raportim për një bombë dhe drejtoria e shkollës ka njoftuar prindërit që të shkojnë të marrin fëmijët.

Shkruaj nje koment