Alarm!!!! Zjarri po bën kërdinë në pyjet e Picarit, shkrumbohen drunj 100 vjecarë

0
167

Pyjet me lisa dhe ah, po shkrumbohen në zonën e Picarit dhe Shtëpëzit. Një zjarr i përmasave të frikshme po bën kërdinë.

Në fshatin Shtëpëz të Gjirokastërs situata me zjarret paraqitet e rënduar.

Pavarësisht se 30 forca zjarrëfikëse dhe Forca të Armatosura ndodhen në terren duke luftuar me flakët, ndërhyja nga ajri mund të jetë e vetmja zgjidhje për të ndaluar përhapjen e kësaj vatre.

Mësohet se zjarri ka nisur më herët pranë zonës së ujit të ftohtë Tepelenë, ndërsa era e fortë e ka përhapur me shpejtësi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here