ALARM!!!Bypassi rrezikon shembjen e kalasë së Gjirokastrës, Zeqo jep alarmin

0
603

Studiuesi dhe intelektuali i shquar gjirokastrit Mojkom Zeqo, lëshon alarmin për rrënimin e kështjellës së Gjirokastrës në rast të zbatimit në jetë të projektit të Bypassit nga ana e Ministrisë së Kulturës. Kalaja është në rrezik dhe ne e kemi fotografuar kullën kryesore ku janë devijuar përmasat nga tërmeti i tetorit të 2016 çka ka dëmtuar dhe një pjesë të monumenteve të Gjirokastrës-shprehet Zeqo në një intervistë tek një e përditshme shqiptare. Nga goditjet sizmike të tetorit të kaluar, që kishin epiqendrën në Janinë, kulla kryesore e kalasë së Gjirokastrës, ka pësuar dëmtim të madh së bashku me kontrafortet e saj. Sipas studimit që është kryer nga specialist të monumenteve dhe gjeofizikës, është konstatuar një devijim nga vija vertikale e strukturës së kalasë. Janë parë dhe të çara arkitektonike edhe në kala dhe në qytet, të cilat parakuptojnë një katastrofë të ardhshme nga lëkundjet sizmike të gjithë Gjirokastrës.

Për studiuesin Zeqo, me rënien e kalasë, bie dhe Gjirokastra. Ky quhet problem emergjent për qytetin e gurtë, mbrojtja nga shkatërrimi sizmik dhe parandalimi i rrëzimit të kalasë që do të marrë me vete dhe monumentet e tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here