Albana Fico emërohet drejtoreshë e QSUT-së

0
411

Albana Fico është drejtoresha e re e Qëndrës Spitalore Univeristare “Nënë Tereza”. Ajo është emëruar në krye të QSUT-së nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Fico zëvendëson në detyrë Enkelejd Jotin, i cili u largua nga QSUT-ja për të drejtuar RTSH-në. Lajmin e ka bërë me dije Manastirliu, e cila shpreh bindjen se Fico do të çojë përpara projektet e rëndësishme të modernizimit të qendrës më të madhe spitalore në vend.

Prej vitit 2018, Fico ka drejtuar Institutin e Shëndetit Publik dhe ka qenë në grupin kryesor të punës për përballimin e pandemisë. Më herët ajo ka qenë nëndrejtoreshë e QSUT-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here