Albpetrol ndot Gjanicën

0
231

Fier: Ja si bëhen pis nga “Albpetrol” milionat euro investim në Gjanicë! Mbetjet hidrokarbure të kompanisë “Albetrol” ndotin Gjanicën që përshkon qëndrën e Fierit. Prej ditës së djeshme dhe sot ujrat e lumit kanë ndotur në ekstrem mjedisin. Këto mbetje vijnë nga zonat naftëftëmbajatëse të Mallaksstrës. Mbi lumin Gjanicë po bëhen investime të cilat kapin shifrën e mbi 7 milio eurove. Në këtë projekt marramëndës ishte parashikuar dhe filtrimi i ujërave që sjell perimetri Mallakastër- Fier. Ndërsa në qëndër të Fierit janë hedhur miliona euro nga taksa paguesit këtë investim e bënë pis kompania e “Albpetrol” dhe Ministria e Mjedisit të cilat nuk kanë marrë asnjë masë parandaluese deri tani për këtë ndotje të madhe..Sot firma ndërtuese mbi lumin “Gjanicë” po pastron prurjet të cilat kanë ndotur mjedisin në qëndër të qytetit..

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here