Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit paralajmëron protestë para Kuvendi

0
126

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është mbledhur këtë të të diel në Butrint. Anëtarët, ekspert dhe arkeologë kanë përsëritur thirrjen për mbrojtjen e Parkut Kombëtar.

Gazetari Aulon Kalaja njoftoi të martën se do të mblidhen para Kryesisë së Kuvendit, pasi po atë ditë dekreti i Presidentit Ilir Meta që kundërshton projektligjin mbi Butrintin do të kalojë në Komisionin e Ekonomisë për t’u rrëzuar.

Kalaja tha se në mesin e gjithë kësaj ka diçka diabolike, pasi qeveria gjithmonë ndjek dy rrugë për të miratuar gjëra në fshehtësi: kalon ligjet ose në verë ose në fund të muajit dhjetor me qëllim që të shmangë vëmendjen e qytetarëve.

“Të martën në orën 10:00 të mblidhemi para Kryesisë së Kuvendit aq sa jemi për një reagim tjetër atje, sepse siç e thamë do të kalojë më 12 korrik dekreti i Presidentit për t’u rrëzuar në Komisionin e Ekonomisë dhe pastaj dihet rruga që nga komisioni do të kalojë në seancë plenare për t’u rrëzuar dhe përfundimisht këtë vend këtu e marrin disa njerëz që ne as i njohim as nuk e dimë se çfarë janë. Po e thashë pak më përpara qitjen e largët e kanë nga Greqia, janë filogrek të cilët duan ta marrin Butrintin dhe t’ia bashkëngjisin ndoshta vendit fqinj. Ka diçka diabolike se të gjithë këtë turavrapin e bëjnë në ditët që janë në plazh. Pra, jemi në korrik dhe këta duan ta kalojnë tani që mos ketë vëmendje nga qytetarët. Por dy kanë qenë rrugët për të kaluar gjithmonë gjërat në mënyrë diabolike: ose në verë ose në ditët e fundit të dhjetorit”, tha Kalaja.

Shkruaj nje koment