Alibeaj mbledh grupin parlamentar të PD, të pranishëm 25 deputetë

0
184

Enkelejd Alibeaj ka mbledhur mesditën e sotme grupin parlamentar të Partisë Demokratike, për të diskutuar lidhur me propozimet për emrin e Presidentit.

Në mbledhje janë përcaktuar katër piketa për zgjedhjen e kandidatëve, ku thuhet se do të zgjidhen katër të tillë, ndërkohë që aleatët do të zgjedhin dy kandidatë.

Si pikë e tretë parashikohet ngritja e një grupi të përbashkët pune mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, ku prej tij do të zgjidhet një kandidat për postin e kreut të shtetit.

Pika e katërt parashikon që kandidati të propozohet me firma të përbashkëta mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste

Në mbledhjen e thirrur nga Alibeaj marrin pjesë 25 deputetë, dy prej tyre online, dhe konkretisht Lindita Meteliaj, Andia Ulliri, Seladin Jakupllari, Merita Bakiu, Kastriot Piroli, Kreshnik Çollaku, Ferdinad Xhaferri, Lefter Gështenja, Dhurata Çupi, Saimir Korreshi, Gazment Bardhi, Bledjon Nallbati, Orjola Pampuri, Xhelal Mziu, Jorida Tabaku, Eralda Bano, Dashnor Sula, Flamur Hoxha, Enkelejd Alibeaj, Arbi Agalliu, Gerta Bardeli, Zef Hila, Ramadan Likaj, Emilia Koliqi dhe Zheni Gjergj.

Kjo mbledhje vjen pasi më herët Alibeaj pati një takim në Kryesinë e Kuvendit me republikanin Fatmir Mediu dhe Agron Dukën e PAA.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here