Alibeaj: Një pjesë e deputetëve të PD kanë ftesë për të shkuar në Uashington

0
13

Kryetari i Komanduar i PD Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se është në dijeni se një pjesë e deputetëve të PD kanë ftesë për të shkuar në Uashington.

Jam në dijeni që disa deputetë të PD kanë marrë ftesë për të qenë në Uashington”, tha Alibeaj.

Alibeaj ka ripërsëritur qëndrimin e tij se Berisha nuk është pjesë e grupit të Partisë Demokratike.Ne një konferencë me gazetaret, Alibeaj tha se te gjithë deputetet dhe kryetaret në detyre të degëve të PD, kanë shqetësimin se procesi që po zhvillohet nga Komisioni i Rithemelimit në bazë, është i njëanshëm dhe përçarës.

Kujtojmë se në këtë konferencë Alibeaj ka lexuar emrat e deputetëve që kanë mbështetur platformën e tij për bashkimin e PD.

Shkruaj nje koment