Alibeaj njofton KQZ: Basha është dorëhequr, dokumentacioni i paraqitur për zgjedhjet është i plotë

0
100

 

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Indrit Sefa i është drejtuar KQZ-së me një kërkesë të re për regjistrimin në zgjedhje.

Në këtë njoftim, PD thotë se Basha është dorëhequr dhe se dokumentacioni i paraqitur për t’u regjistruar në zgjedhje, është i plotë. Kësisoj Partia Demokratike kërkon të regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit pa firmën e Bashës.

Kujtojmë që Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi vuri në dukje se në dokumentacionin e grupimit Alibaj ka një problem në formulim, si dhe mungon nënshkrimi i kryetarit të PD Basha.

Kësisoj ai i la 48 orë kohë PD-së së Alibeajt që të plotsoj dokumentacionin e nevojshm për të bërë plotësimet. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here