Alibeaj pas mbledhjes së grupit me 21 deputetë: Do marrim pjesë në procesin për presidentin, kandidati të jetë anti-komunist

0
204

Enkelejd Alibeaj ka zbardhur detaje nga mbledhja e grupit parlamentar të PD.

Ndonëse pjesëmarrës kanë qenë vetëm 21 deputetë nga 52 në total, Alibeaj tha në një prononcim për gazetarët se në mbledhje u ra dakord për të marrë pjesë në procesin për presidentin e ri.

Sipas tij,  maxhoranca nuk ka legjitimitet për të vendosur për presidentin, pasi ka disa deputetë non-grata.

“Është një draft që ka sintetizuar të gjitha ndejshmëritë e secilit deputet. Është e udhës për këdo që të ketë kohën për ta studiuar çështjen dhe të japë sugjerime.

Kjo maxhorancë nuk ka legj

itimitetin për të vendosur për presidentin. Ka tre deputete non grata, ata të Dom Doshit, ka dy deputetë pas hekurave, ka raportin e DASH që godet legjitimitetin e zgjedhjeve dhe kjo situatë duhet të bëjë të reflektojë këdo. Për të hequr cfarëdolloj gjurme të hidhur të së shkuarës, që i shmangeshim provave e sfidave elektorale e jemi bërë pishman. Është një detyrim për të t’u përballur me sfidën.

Po, pjesëmarrje substanciale e opozitës, në 3 raundet e para, zëri i opozitës ekziston dhe do të kumbojë. Kjo situatë duhet ta bëjë të mendohet këdo. Duhet të marrim pjesë si detyrim moral, politik për të përfaqësuar së paku gjysmën e shqiptarëve.

Deputëtët ranë dakord për pak gjëra por të rëndësishme. Të marrin pjesë në proces për të hequr cfarëdolloj gjurme të hidhur të së shkuarës kur u shmangeshim sfidave”, u shpreh Alibeaj.

Sipas Alibeajt, kushti i vetëm për presidentin e ri është që të jetë anti-komunist.

“Ka një kusht të panegociueshëm, presidenti i republikës që do të duhet të zgjidhet tashmë si kërkesa nga ana jonë duhet të jetë një anti-komunist. Ky vend pas 30 vitesh zvarritje, të nëpërkëmbja së shtresave më të goditura duhet së pari të janë një shenjë të fortë energjike. Të jetë një anti-komunist. Kjo është çështja që ka turbulluar me sa kuptoj shumë mendje që hapin spirale të paqena, jo të shitur te Rama, jo të blerë. Anti-komunist, jo ai vetëm, por gjithë familja e tij. kjo parti beson në vlerat e saj që në 90. Ky është një nga kushtet e panegociueshme.

Ajo që dua ta përsëris edhe njëherë është kjo gjë. Opozita ka legjitimiteti e saj për të marrë pjesë në proces”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here