Aliko: Luftëtari është i të gjithëve, jo politizim të kontributeve nga taksat tona

Përgatitjet e shumta me sfond politik dhe adhurues ndaj vëllezërve Tavo si “kontribuesit” kryesorë financiarë të ekipit të futbollit Luftëtari para takimit të futbollit nesër mes Luftëtarit dhe Partizanit, nuk po kalojnë në heshtje. Kryetari i Forumit Rinor të PD në Gjirokastër Artan Aliko, u ka bërë thirrje të rinjve nga forumet e tjera politike lokale, që të mos e instrumentalizojnë politikisht takimin e nesërm të futbollit mes Luftëtarit dhe Partizanit që do të luhet në stadiumin e rikonstruktuar të qytetit. Aliko i ka ftuar të rinjtë e forumeve politike në vend, që të distancohen nga c’do akt jo i hijshëm që sjell cënimin e qytetarit të ndershëm. I bëjmë thirrje rinisë, tifozëve, forumeve politike, të tregojnë vlerat më të larta qytetare dhe të respektojnë taksat e qytetarëve, mundimin e tyre për t’i shlyer ato, të respektojnë sportdashësit në stadium dhe të drejtat e tyre për të parë një futboll sa më të pastër-është shprehur në deklaratën e tij të fundit kreu I FRPD Gjirokastër Artan Aliko.

Më poshtë deklarata e Artan Alikos kryetar i FRPD Gjirokastër.

Reagim
I bejme thirrje te gjitha forcave politike, forumeve, te ruajne kulturen e qytetin te gurte dhe mos ta tjetersojne ate. Politika duhet ti mbaje larg duart nga futbolli.
Neser luhet ndeshja e pare ne shtepi e ekipit te Luftetarit, te gjithe sportdashesit do te ndjekin ndeshjen ndaj respekti duhet te jete per te gjithe lojtaret dhe tifozet. Asnje pjese e politikes nuk duhet te perzihet duke reklamuar idhuj sepse tifozet shkojne per te pare futboll. Ata paguajne taksa edhe per sportin e qytetin e per kete meritojne shume por kurrsesi nuk meritojne qe forca politike te tallen me ta.
Lerini tifozet, qytetaret te shikojne futboll te paster e pa ndikime.
Distoncohuni nga c’do akt jo i hijshem qe cenon rende qytetarin e ndershem!

I bejme thirrje rinise, tifozeve, forumeve politike, te tregojne vlerat me te larta qytetare dhe te respektojne taksat e qytetareve, mundimin e tyre per ti shlyer ato, te respektojne sportdashesit ne stadium dhe te drejtat e tyre per te pare nje futboll sa me te paster.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment