Aliko: Mbeshtetje dhe respekt per te gjithe ata, qe nuk e perkulen dinjitetin e tyre ndaj ”rilindjes”

0
49

Ne nje postim ne fb Kryedemokrati i Gjirokastres Dasho Aliko, ka falenderuar dhe mbeshtetur te gjithe te detyruarit te administrates dhe me gjere, qe me voten e tyre te pavlefshme i dhane nje shuplake te forte farses zgjedhore te ”rilindjes”. Aliko thekson me force se: ” Gjirokastra ja dha shuplaken Rilindjes me farsen qe organizoi ”! Per me shume ndiqni te plote postimin e tij: Te nderuar bashkeqytetare!
Me lejoni te shpreh sot mbeshtetjen ndaj te gjithe atyre qytetareve qe nen trysnine e drejtoreve dhe atyre punedhenseve, u detyruan te shkonin para kutive te votimit ne nje proces zgjedhor farse jashte deshires se tyre, por shume te detyruar ku nuk i rezistuan dot presionit si pjesa tjeter e te punesuarve, qe injoruan presionin e eprorve te tyre. Ju vertete shkuat e shume prej jush i nxoret te pa vlefshme votat tuaja, plot 1443 vota te tilla ku mbi fleten e votimit mjaft qytetare kishin shprehur mllefin e tyre per qeverine. Por numeruesit dhe KZAZ, deformun vullnetin tuaj nderkohe qe mes tyre pati edhe te kthjelluar qe kundershtuan veprimet e minimizimit te fleteve te pavlefshme. Por urdheri i partise-shtet ishte: “O do hidhen tek te vlefshmet te pa vlefshmet, ose qerrohuni qe tani”. Disa prej tyre sidomos nje grua me lot nder sy, u’a ktheu prere se kishte familje dhe nuk mundej, ndersa nje “trim “aty zgjati doren dhe legjitimoi te paligjshmen permes nenshkrimit ne emer te saj. Si perfundim 783 vota te paflefshme i hodhen si te vlefshme dhe 660 i regjistrojne si te pavlefshme. Skandalet jane te shumta. Ne kutine e Q.V. ne Gjimnazin “Siri Shapllo” u gjeten vota te pa regjistruara ne proces-verbalin e mbylljes, plot 104 te tilla, po keshtu edhe ne kutite e fshatrave Valare, Nokove, Cepune, ne Q.V. Universitet, Kopeshti “Soros”, Spitali e te tjera qendra duke i shtuar pafundesisht deri sa u plotesua detyrimi dhe porosia qe nga 17.72 %, ne permbushje te “objektivit” nje here 19% dhe pas nje ore ne 21%. Pas konflikteve mes rilindasve duke qene te shqetesuar per mos permbushje te “objektivit”, “trimat” kercyen vete neper qendrat e votimit dhe pa pyetur askend, hidhnin vota deri ne permbushjen e porosive per te arritur perqindjen e kerkuar ne 26% dhe aty ku nuk munden, operuan me shifra fiktive. Nje socialist i vjeter dhe njohes i mire i zgjedhjeve te premten ne nje tavoline me miq te majte e te djadhte ishte shprehur se do te bojkotonte 30 qershorin dhe se nuk do te shkonin me shume se 8000 votues dhe vertet shkuan poshte kesaj shifre. Sipas informacjoneve te besueshme Edi Rama ju ka kerkuar shifren e sakte te daljes ne votime dhe ajo sipas ketyre ka qene 8300 kurse pasi lexoj rama kete shifer keta te Rilindjes shtuan uje e shtuan oriz per te nxjerr shifren e mashtrimit. Si perfundim Gjirokastra ja dha shuplaken Rilindjes me farsen qe organizoi !

Shkruaj nje koment