Aliko: Të gatshëm të strehojmë motrat dhe vëllezërit tanë të dëmtuar nga tërmeti

0
149

Kreu i PD Gjirokaster Dasho Aliko reagon ndaj ngjarjes se sotme ne Durres dhe Thumane ku si pasoje e termetit numri i viktimave po rritet ndjeshem. Zoti Aliko ka ofruar ne emer te demokrateve gjirokastrite asistence per strehim te banoreve qe kane humbur shtepite. Keto zoti Aliko i ka percjelle permes rrjetit social FCB.
Ja postimi i plote i zotit Aliko:Situata mjaft kritike qe mbreteron prej dites se sotme ne Durres dhe Thumane si pasoje e termetit shkaterrues, na nxit te jemi solidare te gjithe dhe me prezence totale prane te prekurve. PD Gjirokaster dhe strukturat e saj drejtuese ne terren, jane ne gatishmeri totale per t’iu qendruar prane familjeve te prekura nga kjo ngjarje e rende duke ofruar mbeshtetje ne cdo drejtim. Demokratet e Gjirokastres ofrojne ndihmen e tyre karshi familjeve fatkeqe qe kane humbur banesat me cdo akses te mundshem strehimi, ushqimi apo dhe ndihma te tjera te llojeve te ndryshme. Si kryetar i PD Gjirokaster dhe ne emer te demokrateve gjirokastrite, i percjell ngushellime te sinqerta familjeve qe kane humbur te dashurit e tyre ne kete katastrofe natyrore dhe uroj kalim sa me te lehte te dhimbjes. Zoti qofte meshirues per te gjithe !

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here