Aliko thirrje Liza Mandit: Braktisi pushimet se Libohova po digjet

0
148

Kreu i FRPD në Gjirokastër Artan Aliko ka reaguar për masakrën që po ndodh në zonën e Bashkisë së Libohovës në dy ditët e fundit ku vatrat e zjarreve po djegin gjithcka pa mëshirë.

Në një reagim në statusin e tij në FCB, zoti Aliko bën fajtor për situatën e krijuar kryetaren e Bashkisë Liza Mandi e cila për Alikon ka preferuar të vazhdojë pushimet sesa të gjendet pranë banorëve dhe votuesve të saj në këto ditë të vështira ku jeta dhe pronat e tyre janë të rrezikuara nga flakët e zjarreve që po përpijnë të gjithë hapësirën e Libohovës.

Kreu i FRPD i ka bërë thirrje Mandit të rikthehet në krye të detyrës sa më parë dhe të kthehet në terren së bashku me punonjësit e Bashkisë.

Statusi i plotë i Artan Alikos.

Prej oreve te para te mengjesit ne Suhe, Bashkia Libohove flaket masive kane perfshire nje territor te gjere. Zjarrefikeset po luftojne me zjarret nderkohe asnje instance e Bashkise Libohove nuk ndodhet ne vendngjarje. Kryetarja e Bashkise znj. Mandi me pushime me gjithe administraten, te cilet nuk duken prej disa ditesh.
I bej thirrje urgjente Kryetares se Bashkise Libohove te kthehet ne krye te detyres sa me pare pasi vendi ku ajo eshte Kryetare Bashkie eshte ne rrezik. I bej thirrje te zbres ne terren vet se bashku me punonjesit e saj te marrin pergjegjesit dhe te kryejne detyren per te cilen qytetaret e Bashkise Libohove i kane votuar.

Banore te Libohoves dhe krahinave perreth, eshte koha ti kerkoni llogari Kryetares se Bashkise. Ju paguani taksa per shtetin, por edhe shteti ka detyrimin tju sherbeje juve per tu mbrojtur jeten e pronen tuaj, si dhe hapesiren e perbashket publike.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here