Alkooli dhe celulari shkaqet kryesore të aksidenteve në vend

0
56

Të dhënat zyrtare për aksidentet rrugore tregojnë që për periudhën Janar Shtator të këtij viti, janë regjistruar 157 të vdekur në të gjithë vendin. Nga këta, 44 kanë humbur jetën për shkak se kanë qenë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ose nën efektin e alkoolit. Pra, pothuajse një në katër persona ka vdekur pikërisht për këtë shkak.

Sipas ligjit, kush drejton mjetin në gjendje të dehur arrestohet dhe çohet në komisariat, mbahet 72 orë, del përpara gjyqit dhe më pas lirohet. Kjo ka pasoja financiare tek familjarët.

Por krahas përdorimit të alkoolit, një fenomen tjetër i rrezikshëm është ai i përdorimi të celularit në timon, i cili në jo pak herë ka shkaktuar viktima. Celulari është burim serioz i aksidenteve çka i shkakton drejtuesit humbjen e kontrollit të mjetit.

Shkruaj nje koment