Alma Kaçi: Mos t’u vijë keq për gojën time, po për pushtetin që abuzon me qytetarët

0
31

Alma Kaçi është shprehur se ndjehet e përdorur pas publikimit të videos ku shfaqet me Safet Gjicin, ish-kryebashkiaku i Kukësit.

Kaçi tha se kishte sakrifikuar veten e saj për të demaskuar qeverisjen, edhe pse nuk e kishte menduar ndonjëherë që video e saj me Gjicin të bëhej virale.

Kaçi deklaroi se popullit nuk duhet t’i vijë keq “për gojën e saj”, porpër pushtetin që abuzon me qytetarët.

“Pranova ta bëjë këtë për ta demaskuar në publik dhe për t’i demonstruar njerëzve se në zyrat e kësaj qeverisjeje ndodhin këto. Unë mora përsipër shumë rreziqe sepse në ato momente kur ndodhi, nuk u mendua se do dilnin ato skena në TV, por unë kam menduar edhe rrezikun e jetës time.

Kam lexuar shume komente dhe shumë opinione nga më ekstremet, je paguar – s’je paguar. Unë e kam bërë në kuadër të punës, kam sakrifikuar veten time.

Dhe opinionit publik mos t’i vijë keq, po e them hapur fare, për gojën time, por t’i vije keq, për një pushtet që po abuzon me qytetarët. Ndjehem e përdorur dhe e hedhur në rrugë si një leckë”, tha Kaçi.