Alqi Bllako dorëzon zyrtarisht mandatin e deputetit, pritet arrestimi nga SPAK

0
140

Pas kërkesës së SPAK për autorizimin e arrestimit, Alqi Bllako ka dorëzuar sot zyrtarisht mandatin e deputetit pranë Kuvendit.

Mësohet se Bllako nuk është paraqitur fizikisht, por e ka dërguar shkresën me postë në adresë të kryeparlamentares Lindita Nikolla. Bllako njoftoi dje përmes nj reagimi në Facebook, dorëzimin e mandatit të deputetit duke theksuar se do të vijojë përballjen me drejtësinë.

“Drejtuar: Kryetares Kuvendi i Republikës së Shqipërisë Për dijeni: Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

Lënda: Dorëzimi i mandatit parlamentar Tiranë më, 30 Mars 2022

Të nderuar Kolegë, Unë i nënshkruari Alqi Edmond Bllako, datëlindja 10.05.1987, vendlindja Ersekë; me anë të kësaj shkrese ju bëj me dijeni se me vullnet të plotë dorëzoj mandatin parlamentar si deputet i Partisë Socialiste së Shqipërisë, Qarku Tiranë, referuar kërkesës së SPAK drejtuar Kuvendit të Shqipërisë më datë 29.03.2022 dhe urdhërit tuaj si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë më datë 29.03.2022 për mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet më datë 30.03.2022 ora 18:00. Me bindjen e plotë se në fund të këtij proçesi do të provohet pafajësia , integriteti dhe ndershmëria ime në detyrën e ushtruar, me këtë akt personal vihem në dispozicion të plotë të drejtësisë, duke gjykuar t’i hap rrugën e pakushtëzuar proçeseve të mëtejshme të organeve të drejtësisë”, thuhet në shkresën e dorëzuar nga Bllako.

Dorëzimi i mandatit, i hap rrugën SPAK-ut për arrestimin e Alqi Bllakos. 

Bllako akuzohet për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”. Bllako ka favorizuar kompaninë koncensionare “Integrated Technology Ëaste Treatment”, kundrejt përfitimit të parregullt, në shumën e 14.964.900.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here