Ambasada amerikane mbështet KLP: Të vendosen rregulla të sjelljes për prokurorët, edhe jashtë detyrës

Ambasada Amerikane njoftoi sot se mbështet Këshillin e Lartë të Prokurorisë në vendosjen e standarteve etike dhe rregullave të sjelljes për prokurorët si një nga përparësitë e KLP-së për vitin 2021.

Këshilltarja Rezidente Ligjore e OPDAT, Michelle Lakomy, drejtoi diskutimet me anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe këshilltarët ligjorë mbi standartet etike ndërkombëtare për prokurorët.

“Rregullat e etikës do të udhëheqin sjelljen e prokurorëve, brenda dhe jashtë detyrës, dhe do të jenë një mjet thelbësor në forcimin e besimit të publikut në sistemin e ndjekjes penale”, u theksua nga Ambasada në njoftimin e saj. 

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment