Ambasada Amerikane studentëve: Ngrini zërin kundër korrupsionit në universitet

0
55

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka bërë thirrje studentëve që të ngrejnë zërin kundër korrupsionit në arsimin e lartë.
Në këtë postim në Facebook, ambasada shkruan se SHBA është e përkushtuar që të luftojë kundër korrupsionit dhe respektimit të sundimit të ligjit në botë.
“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri. Këtë javë, mësoni më shumë mbi projektet që Ambasada e Sh.B.A-së ka financuar, në bashkëpunim dhe Këshillin Rinor të Ambasadës Amerikane dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, për të ndihmuar studentët të ngrenë zërin kundër korrupsionit në arsimin e lartë. Mësoni më shumë:”, shkruan Ambasada.

Shkruaj nje koment