Ambasada e SHBA në Tiranë del me njoftim: Nuk e caktojmë ne kryetarin e opozitës

0
127

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka reaguar lidhur me kreun e grupit parlamentar të PD-së. Në reagimin e saj, ambasada deklaron se nuk është detyra e saj të përcaktojë drejtuesit e partive politike në Shqipëri.

Ambasada thekson se zhvillon rregullisht takime me komisionet parlamentare, megjithatë është detyrë e partive të zgjedhin drejtuesit e saj, përfshirë këtu edhe kryetarët e grupeve parlamentare.

“SHBA besojnë se institucionet demokratike funksionale, përfshi një opozitë, janë jetike për çdo demokraci të shëndetshme. Kryetarët e partive politike në Shqipëri nuk i zgjedh ambasada. Shtetet e Bashkuara besojnë se institucionet demokratike funksionale, përfshi një opozitë, janë jetike për çdo demokraci të shëndetshme.

Shtetet e Bashkuara takohen rregullisht me komisionet parlamentare në lidhje me legjislacion kyç, të tillë si ai për Avokatin e Popullit, i cili luan një rol të rëndësishëm në reformën në drejtësi. Nuk është roli i ambasadës që të zgjedhë se kush udhëheq partitë politike në Shqipëri. Gjithashtu, nuk e kemi ndryshuar pozicionin tonë në lidhje me individë të shpallur (non-grata) në Shqipëri dhe nxisim të gjithë aktorët që të shqyrtojnë me kujdes angazhimet e tyre me figura të tilla”, thuhet në njoftim.

28 deputetë të opozitës i dërguan sot një shkresë Kuvendit ku njihnin si kryetar të grupit parlamentar të PD Gazment Bardhin, dokument të cilin zv.kryeparlamentarja Ermonela Felaj fillimisht refuzoi ta lexojë. Kjo shkaktoi debate dhe replika mes maxhorancës dhe opozitës.

Shkruaj nje koment