Ambasada Gjermane ndërhyn në rehabilitimin e shkollës Çajupi në Gjirokastër

0
197

Ambasada Gjermane në Shqipëri ka kontribuar me anë të një fondi të veçantë në rehabilitimin e shkollës 9-vjecare Çajupi në Gjirokastër. I pranishëm në inspektimin e punimeve gjatë fundjavës ka qenë dhe ambasadori Peter Zingraf. Në prononcimin e tij për mediat Zingraf është shprehur i lumtur për bashkëpunimin dhe rezultatet e arritura, për t’iu mundësuar vogëlusheve një shkollim dinjitoz dhe me kushtet e duhura, të cilat do të vazhdojnë të përmisohen. Ambasadori e ka vënë theksin tek bashkëpunimet e radhës që do të ketë në Gjirokastër me pushtetin vendor . Zingraf nuk la pa përmendur dhe situatën nga Covid-19, ku sipas tij duhet të bëhet çdo gjë për sigurinë e nxënësve ndonëse Gjirokastra nuk ka shumë raste.

Projekti përfshiu rikonstruksionin e disa klasave, kabineteve si dhe hidroizolimin e tarracës së godinës që shkaktonte shumë probleme gjatë stinës së dimrit në këtë shkollë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here