Ambasadorët në Shqipëri argëtohen në jug për fundjavë

Disa prej ambasadorëve në vendin tonë si ai i Italisë, Suedisë dhe SHBA bashkë me ministren e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro kanë zhvilluar një tur nga Përmeti në Tepelenë këtë fundjavë.
Ka qenë ambasadorja suedeze Elsa Hastad që ka shpërndarë në profilin e saj në instagram disa prej momenteve në këtë tur
Ajo falenderon Kumbaron që i ka treguar bukuritë e kësaj zone si një guidë e i ka shpjeguar gjithashtu procesin e përgatitjes së glikosë.

“Më në fund Përmet! Më në fund Tepelenë! Faleminderit Mirela Kumbaro që na tregove bukurinë e kësaj zone, dhe na shpjegove procesin e përgatitjes së glikosë dhe rëndësinë e të ngrënit trahana!”, shkruan ajo.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment