Ambasadori austriak Johan Sattler ndryshe nga qëndrimi i koleges së tij gjermane të bërë publik më parë se në zgjedhje marrin pjesë ato parti që dëshirojnë, ai deklaron se demokracia kërkon pjesmarrjen e të gjithëve në proçes. Sipas tij gjëja më e rëndësishme është që partitë politike dhe njerëzit të ulen me njëri-tjetrin dhe të dialogojnë, sepse dialogu është esenca e demokracisë. Ajo çfarë kemi parë ditët e fundit janë zhvillime shumë te mira, kam dëgjuar ftesa për dialog. Kam dëgjuar praninë e këtyre ftesave për dialog, mendoj se po shkojmë në drejtimin e duhur. Gjëja më e rëndësishme është të flasin, dhe jo të mos kemi dialog. Dhe besoj që në fund do të kemi një proçes elektoral gjithëpërfshirës me të gjitha partitë pjesmarrëse.