Ambasadori gjerman: Reforma në Drejtësi është e rëndësishme, mos jemi naivë që digjitalizimi bën korrupsionin

0
63

Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf, ka marr pjesë sot në Konferencën e Antikorrupsionit. Në fjalën e tij, Zingraf i mëshoi më shumë Reformës në Drejtësi.

Teksa theksoi se reforma është një mjet për të luftuar korrupsionin, ambasadori gjerman i tërhoqi vëmendje qeverisë se lufta ndaj korrupsionit duhet të alternohet edhe me masa të tjera.

“Është një mbledhje e ekspertizës së rëndësishme dhe korrupsioni ka qenë fjala kryesore e kësaj konference. Dhe ne kemi parë çfarë përpjekjesh ka bërë Shqipëria në këtë fushë. Reforma Në Drejtësi është e rëndësishme. Kjo reformë ka patur një ndikim në të gjitha fushat e jetës dhe sigurisht edhe mbi ekonominë.

Është një mjet për luftimin e korrupsionit, por duhet të alternohet dhe me masat të tjera. Përhapja rrënjësore e teknologjisë digjitale është një prej ndryshimeve më të mëdha që ne po përballemi, unë besoj se e ardhmja e demokracisë do të jetë e formësuar nga teknologjitë digjitale. Por nuk duhet të jemi kaq naiv që digjitalizimi bën korrupsionin, apo evente të tjera të ngjashme. Unë them se këto fenomene janë dinamike dhe lëvizin, prandaj mendoj se duhet të mbajmë ritmin”, tha ambasadori.

Shkruaj nje koment