Ambasadori i ri i BE në Tiranë merr zyrtarisht detyrën

0
59

Ambasadori i sapoemëruar i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, këtë të enjte i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit Bajram Begaj.

Në një postim në platformën X, ai thekson se këtë mandat do ta shfrytëzojë maksimalisht për të ndihmuar Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në BE.

“Kënaqësi që filloj mandatin tim në Tiranë si ambasadori i ri i BE-së. Ne kemi një mundësi unike për ta integruar më tej Shqipërinë në BE duke konsoliduar progresin e arritur deri tani dhe duke ndjekur reformat e nevojshme për ta bërë këtë vend më të begatë, më modern dhe më gjithëpërfshirës. Mezi pres të punojmë së bashku me autoritetet shqiptare dhe popullin shqiptar”, tha ambasadori Gonzato.

Shkruaj nje koment