Ambasadori italian: Mbështesim çeljen e negociatave për Shqipërinë, BE duhet ta kuptojë realitetin e ri

0
16

Ambasadori italian në Shqipëri Fabricio Bucci është shprehur se Shqipëria meriton hapjen e negociatave. Në një prononcim për mediat nga Shkodra ai u shpreh se BE duhet të jetë e qartë me Ballkanin.

Referuar luftës në Ukrainë, ai tha se bota ka ndryshuar pas 24 shkurtit duke kërkuar që Europa ta kuptojë këtë realitet të ri.

“Unë mendoj se po, siç e dini Këshilli i Evropës ka dhënë dritën jeshile për çeljen e negociatave. Unë shpresoj se deri në fund të këtij viti të ketë një çelje të negociatave. Sepse kjo luftë që po vijon prej disa muajsh dhe ka sjellë mijëra viktima na ka dhënë një leksion shumë të mirë.

Bota ka ndryshuar nga lufta, sot ka dy botë, një para 24 shkurtit dhe një tjetër pas 24 shkurtit. Është e rëndësishme që Europa ta kuptojë që kemi një realitet të ri, që ne nuk e donim, por po e jetojmë dhe Europa duhet të hapë sa më shpejt negociatat me Shqipërinë në mënyrë që të japë nje qartësi për këtë zone, për Ballkanin”, tha ai.

Shkruaj nje koment