Ambasadorja e BE: Investitorët përballen me korrupsion, informalitet dhe mungesë transparence

0
88

Ambasadorja e Delegacionit të BE në Tiranë, Christiane Hohmann thotë se BE është duke e ndihmuar Shqipërinë dhe se së shpejti, vendi ynë do jetë pjesë e një program inovativ.

Në një komunikim për mediat  Hohmann u ndal edhe tek disa problematikat kryesore me të cilat përballe sot investitorët.

“Ka pasur përfitime që janë sjellë nga digjitalizimi i shërbimeve. Investuesit tregojnë qartë disa nga sfidat që ende mbetet, si për shembull si do të trajtohet informalitetit. Çrrënjosja e korrupsionit, promovimi i konkurrencës së drejtë si edhe promovimin e procedurave  transparente të prokurimit publik, parashikueshmërinë ligjore, zbatimin e ligjit dhe ata nuk duan as të ketë vonesa në gjykata.”

Shkruaj nje koment