Ambasadorja e SHBA “zhvesh kostumin zyrtar”/ Yuri Kim vjen si “turiste” në Gjirokastër

Pas takimit zyrtar dhe vizitës së parë si ambasadore e SHBA pak muaj mëparë, Yuri Kim është rikthyer sërish në Gjirokastër kësaj radhe si turiste.Sipas jugunews.net Kim ka mbërritur gjatë mbrëmjes së djeshme dhe ka vendosur të kalojë fundjavën në qytetin e gurtë.
Ambasadorja amerikane në këtë vizitë private ka vizituar Libohovën, kalanë e Gjirokastrës si dhe ka shëtitur në zonën muzeale duke bërë edhe “pazar” tek bizneset e zonës. Siç duket Yuri Kim ka mbetur e impresionuar nga qyteti i gurtë duke u rikthyer ashtu siç edhe premtoi pak muaj mëparë .

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment