Ambasadorja e Zvicrës në vendin tonë Ruth Huber ka zhvilluar një takim në bashkinë e Mirditës. Ajo u prit nga kryetari i bashkisë, Albert Melyshi, i zgjedhur nga opozita, në zyrën e të cilit u organizua dhe një takim pune i zgjeruar.
“Një vizitë e parë fantastike për ambasadoren Huber në Mirditë. Faleminderit kryetarit të bashkisë, Albert Mëlyshi dhe kreut të këshillit bashkiak, Aleksandër Picaku. Ishte gjë e mirë të shohim një këshill me diversitet dhe pluralizëm me anëtarë nga 13 parti të ndryshme”, thuhet në një postim në rrjetet sociale të ambasadës.