Ambasadorja Kim takim me kryeprokurorin Çela: Të hetohen krimet zgjedhore

0
155

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela dhe Ambasadorja e SHBA Yuri Kim dolën sot në një prononcim për mediat pas takimit me koordinatorët pranë prokurorive në Pogradec, në mbështetje të viktimave të dhunës.

Diplomatja amerikane deklaroi se koordinatorët luajnë një rol të rëndësishëm për reformën në drejtësi në Shqipëri, ndërsa tregoi se në takim u fol veçanërisht edhe për ndjekjen e krimeve zgjedhore.

 “Sikurse e tha Olsian Çela jemi këtu për tu takuar me tre nga koordinatorët e viktimave, Korçë, Elbasan dhe Pogradec. Koordinatorët luajnë një rol të rëndësishëm për reformën në drejtësi. Donim të shihnim si po shkonin dhe çfarë mund të bëjmë për të ofruar më shumë mbështetje. Prokurori dhe unë folëm për të vazhduarit me ndjekjen e krimeve zgjedhore. Në rastet kur ka krime viktimat duhet të marrin atë që u përket dhe shkelësit duhet të dënohen. Folëm edhe për rëndësinë që ka ruajtja e këtij roli të prokurorëve”, tha Yuri Kim.

E pyetur mbi çështje të tjera politike si shkarkimi i Metës nga posti, Yuri Kim anashkaloi pyetjen. “Sot doja të fokusohesha vetëm te drejtësia dhe koordinatorët e viktimave”, deklaroi ajo.

Nga ana tjetër, kryeprokurori Çela vuri theksin të mbështetja e vazhdueshme që SHBA i ka ofruar Shqipërisë.

“Takimi sot ishte i fokusuar në rolin që kanë koordinatorët e viktimave në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Duhet të dini që ky rol vitet e fundit është theksuar. Kemi marrë mbështetje nga misioni i OPSAT, nga ambasada e SHBA. Takimi u fokusua pikërisht në mbështetjen që duhet t’ju japim forcimin e tyre të mëtejshëm. Duke pasur në fokus situatën e krimeve në shoqërinë shqiptare, ndaj femrave, ndaj të miturve, ndaj më të dobtëve. Ky takim shërben për të rritur mbështetjen tek operatorët e sistemit të drejtësisë. Prokurorët e gjyqtarët duhet të jenë në mbështetje të viktimave të dhunës. Ne në këtë punë, do kemi mbështetje edhe nga ambasada amerikane,”- tha Çela.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here