Analfabetizëm i shfrenuar i LRI

 

Në fakt nuk kanë nevojë për koment dhe analizë, postimet në rrjetin social FCB, të rinisë lësëiste pasi duket qartë niveli arsimor që karakterizon “mendjendriturit” e LRI. Por një sygjerim e kanë të domosdoshëm ata që i kanë zënë prej gryke, të gjitha vendet e punës që ka në administratën publike në Gjirokastër. Keni nevojë urgjente për arsimim përpara se të hardiseni në Jalë. Duhet të shpenzoni kohë para librit dhe jo para mallit. Diplomën ta fitoni me djersë dhe jo t’ua dhurojë Kejdi apo Klajda. Mësohuni të fitoni vendin e punës me konkurs dhe jo t’u fusë Monika. Normalisht nëse gjeni kohë të lexoni këto rreshta, sepse në fakt ndryshe nga forumet e tjera rinore që kanë varfëri financiare por pasuri mentale, tek ju triumfon e kundërta. Dhe së fundi, ato pare që shpenzoni, organizoni kurse për zhdukjen e analfabetizmit në radhët tuaja se nuk është turp të nxësh, por turp është të mos duash të nxësh.

lri-2 lri3 lri-1

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment