Analiza vjetore e DVP Gjirokaster, i pranishem edhe Gledis Nano

0
46

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano mori pjesë ditën e sotme në analizën vjetore të punës së strukturave që operojnë në qarkun e Gjirokastrës.

Nano theksoi se viti 2022 është viti i sfidës për parandalimin e kultivimit të kanabisit dhe për këtë kërkoi angazhim maksimal nga të gjithë strukturat, për të parandaluar kultivimin e kanabisit, zero kanabis në 2022, pasi kjo është sfidë personale e tij dhe e strukturave që drejton. Nano është shprehur se nuk do të tolerojë asnjë punonjës policie që do të implikohet në veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike apo të përkrahjes së autorëve që kultivojnë bimë narkotike, trafikojnë apo shërndajnë lëndë narkotike në doza.

“Merreni seriozisht dhe godisni çdo element që tenton të shesë drogë pranë shkollave, lokaleve e kudo.

Do të jem avokati mbrojtës i punonjësve të ndershëm të Policisë, të cilët përbalten padrejtësisht, por do të jem dhe shumë i ashpër me të gjithë ata punonjës që do të abuzojnë me detyrën, që performojnë në komunitet sjellje të pahijshme deri në arrogancë, duke u treguar qytetarëve që ne jemi padronët tuaj. Ne jemi shërbërtorë të qytetarëve dhe këtë mos e harroni kurrë”.

Njëkohësisht, Drejtor Nano ka theksuar se parandalimi i krimeve kundër personit dhe pronës në qarkun e Gjirokastrës është shumë i rëndësishëm për rritjen e parametrave të sigurisë.
Ndërsa drejtori i policisë Gjirokastër Bledar Çeliku ka theksuar se prioritet gjatë këtij viti mbetet lufta kundër krimit të organizuar dhe lëndëve narkotike .

Sipas tij gjatë vitit që lam pas ka patur rritje të numrit të rasteve të trafikut te paligjshshem , 9.5 herë më shumë në fushën e narkotikëve, krimi ekonomik , pastrimi i parave dhe korrupsionit konstatohet e njëjta force goditëse me nje rritje 25%, rritje te rasteve në pastrimin e parave, janë kapur 47 persona të shpallur në kerkim, lidhur me aksidentet rrugore janë shtuar kontrollet duke vendosur 1857 masa admnistrative më shumë.Prioritet mbetet lufta kundër krimit te organizuar dhe trafikut të lëndëve narkotike duke qene se Gjirokastra eshte ne afersi te zones kufitare ka me shumë mundësi për zhvillimin e aktiviteteve të paligjshme ndërkufitare.

Shkruaj nje koment