ANALIZA/LSI në panik për mandatin e saj në Gjirokastër

0
1986

LSI në Gjirokastër gjendet në panik të madh për shkak të formulës që mundëson grumbullimin e shumë votave në Qarkun e Gjirokastrës, për të fituar një mandat.

Sipas përllogaritjeve të numrit të votuesve të 2013, LSI e cila konkurron në aleancë me partinë e Milos, i duhen të paktën 9 mijë vota për fitimin e një mandati, ndërkohë që katër vjet më parë, siguroi 11.600 vota pra më shumë se cfarë i duheshin për të fituar një deputet e brenda koalicionit me PS ku ka qenë.

Rregullat e lojës ndryshuan dhe LSI ecën me një aleat të “ngordhur” sic është “Milo Party” ku në Gjirokastër qark, nuk e ka kaluar cakun e 300 votave.

LSI prej katër vitesh në Gjirokastër ka përfituar nga benefitet e Ramës që i dha koncesione të mëdha si Bashkinë e Gjirokastrës ku ka të punësuar minimalisht 800 persona.

Mirëpo LSI është futur në ujë gjatë katër viteve dhe kjo, si rjedhojë e premtimeve të pambajtura nga ana e Tavos, si dhe konsumit të tmerrshëm të Zamirës në dy vitet e fundit në Bashki.

Këto llogari janë kalkuluar nga Tavo dhe grupi itij elektoral, të cilët janë hedhur në sulm për të cmontuar PS përmes kolonës së pestë…….

Megjithatë LSI, i trembet mandatit të deputetit nëse nga arka e votave të saj, largohen për t’u zhvendosur në shtratin e dikurshëm (PD) dhe për këtë fakt, lufta e LSI është për jetë a vdekje dhe kjo betejë është e ashpër mes saj dhe PS.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here