Anatomia e nje grushti te paralajmeruar

0
232

Anatomia e nje grushti te paralajmeruar.

 Ne protesten e organizuar dje nje “i marre” ngriti doren kunder Sali Berishes. Rrjetet sociale te nje shoqerie ku grate vriten si bagti, ku burrat vriten me njeri-tjetrin per nje shikim, ku vellai vret vellain per nje cope toke, u tmerruan. Te mos harrojme se eshte e njejta shoqeri ku politikanet te cilet me vendimet e tyre e kane cuar kombin ne kete derexhe, shikohen dhe respektohen gati si zoter. C’tragjedi ky grusht…
  Politikanet nxituan me nje shpejtesi te papare per te klasifikuar grushtuesin si te marre. Top Channel dhe me pas te gjitha mediat se bashku me “viktimen” Sali dhe e tere klasa politike nxitoi ta mbyllte kete histori si gjithmone, duke i vene vulen e “te marrit” grushtuesit,  duke fituar politikisht dhe duke fshehur thelbin e grushtit: Nje pakenaqesi qe ka kohe qe vlon ne shoqeri por qe shuhet kollaj nga politikanet te cilet zoterojne c do aspekt politik ne shoqeri ( duke perfshire ekonomine, mediat vizive dhe te shkruara etj.). 

 Ama mos valle ky grusht ishte nje grusht i paralajmeruar i nje brezi “te marresh” qe u ka ardhe ne maje te hundes dhe nuk i shikojne me keta politikane si zoter?  Mos valle dhuna e mbjelle nga keta politikane po u kthehet ne bumerang?

Te gjithe e dime qe nje pakenaqesi e papare karshi politikaneve vlon ne shoqerine tone. Njerzit detyrohen te votojne te keqen me te vogel sepse sistemi qe keto politikane kane krijuar nuk i jep mundesi figurave te reja te dominojne. Pa puthur unazen e bosit te partise s ben hajer jo vetem ne politike por duke ditur se keta politikane zoterojne c do aspekt te jetes, larg qofte te te marrin “me sy te keq”. Keta te vdesin per buke ose te detyrojne te largohesh nga vendi.
Jo vetem kaq por kjo klase politike eshte mjeshtre e krijimit te valvulave per te shfryre urrejtjen e njerzve ose per ta ridrejtuar kete urretje karshi njeri-tjetrit. E kemi pare kete pakenaqesi te shuhet nga Luli kur papritur mbylli “cadren” dhe arriti marrveshjen me Ramen. E kemi pare kete pakenaqesi te kanalizohet drejt njerzve te gabuar kur lideret lepijne peshtymen e tyre dhe bejne koalicione me ata te cilet i kane akuzuar per krime te tmerrshme.
Kemi shembullin e Saliut dhe I.M. , I.M dhe Edvini etj…..keto marrveshje te pafytyra jane perdorur per te kanalizuar urrejtjen e njerzve karshi politikaneve ne urrejtje karshi njeri-tjetrit. Te mos harrojme urrejtjen e demokrateve “te Lulit” karshi demokrateve te “Saliut”. E njejta gje po ndodh tani. Kete urrejtje qe njerzit kane karshi politikes, politikanet njezeri u cuan ta drejtojne karshi njerzve te cileve u ka ardhe shpirti ne maje te hundes dhe arrijne deri aty sa te ndermarrin veprime gati vetflijuese.
Te gjithe politikanet njezeri denuan dhunen ndaj politikaneve. Sigurisht! Kush nuk e denon dhunen ndaj vetes? Ama ata vazhdojne te dhunojne popullin shqiptar! Vazhdojne te dhunojne familjen shqiptare, pensionistet shqiptare, rinine shqiptare. Vazhdojne te dhunojne pasurite kombetare! Dhe sigurisht qe keto dhunime ata nuk i denojne. Te mos harrojme se te gjithe keta politikane jane miliardere dhe jane bere miliardere me parate tuaja. Kur vjen puna tek dhunimi karshi jush ata vazhdojne sikur s ka ndodhur asgje apo sic shkruante nje miku im “ Rama i ka dëndur me fonde dhe kontrata opozitaret, familjarët e tyre dhe klientët e tyre.
Berishat jetojnë mes vilave në Farkë dhe atyre në Lalz. Gjatë verës shpenzojnë fundjavat në Kep Merli. Ndërtuesit pranë Metës kanë marrë në zotërim të gjitha lejet pranë Liqenit të Thatë. Luli paguhej rregullisht nga oligarkët nëpërmjet kompanisë që operonte kunati i tij. 99.9% e shqiptarëve as në ëndrrat e tyre nuk i shohin lluksin dhe privilegjet me të cilat jetojnë krerët e të ashtuquajturës “opozitë”. “ Te mos harrojme kete vjedhje kolosale qe Edvin Rama i ka bere dhe po i ben kombit.
E gjersa rrjeti zjen duke “denuar dhunen” njerzit “e marre” te cilet jane bere per spital nga keta politikane nuk shohin asnje rruge tjeter vecse akte gati vetflijuese per te goditur ne fytyre kete politike 75 vjecare qe u ka marre shpirtin nga 1944 e deri tani!
Une personalisht shpresoj keta te “marre” te shtohen ne Shqiperi! Shpresoj qe politikanet te kene frike nga populli i tyre! Shpresoj qe ata qe e kane katandisur kete vend ne kete katrahure te mos ta bejne gjumin rehat naten por te shohin endrra me ”te marre” me sfurqe ne dore qe vijne ti kerkojne llogari per maskaralleqet e tyre!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here