Anketa: 285 mijë të rinj do të nisin emigrimin në shkurt 2020 për shkak të papunësisë, varfërisë dhe krimit!

0
124

Sipas një ankete të fondacionit gjerman “Friedrich Ebert” për edukimin e të rinjve në Evropën Juglindore, që u publikua këto ditë, 285 mijë shqiptarë planifikojnë të ikin nga vendi në vitet në vijim, shumica e të cilëve janë të rinj. 26% pohuan se dëshirojnë të emigrojnë në Gjermani, 18% në Britani, 16% në Itali dhe pjesa tjetër në vende të tjera. Si numër, shqiptarët janë të dytët që duan të ikin, pas rumunëve (358 mijë), por në raport me totalin e të rinjve që duan të emigrojmë thyejmë rekord, me 40% të të rinjve që duan të largohen nga vendi . Faktorët ekonomikë dhe perceptimi negativ i situatës në vendin e lindjes janë faktorët më të fortë motivues për emigracionin e të rinjve. Por ndërkohë, emigrimi i trurit ndryshon ndjeshëm nga vendi në vend. Fenomeni është shumë agresiv në Shqipëri dhe Malin e Zi. Anketa nxjerr në pah se prirje për të emigruar kanë më së shumti të rinjtë që nuk janë të punësuar. Të rinjtë që nuk janë në punë planifikojnë të ikin në një periudhë të afërt prej gjashtë muajsh. Të rinjtë me prindër me nivel të ulët arsimor dhe ekonomik janë më shumë të prirë të largohen dhe gjithashtu të rinjtë që banojnë në zonat rurale kanë më shumë tendencë të largohen.  Studimi u rekomandon vendeve që të përmirësojnë politikat e trajtimit të të rinjve, sidomos në drejtim të punësimit dhe edukimit, të cilat çojnë në frenimin e emigrimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here