Antidroga greke/ 62% e kanabisit vjen nga Shqipëria

0
217

Rreth 62% e kanabisit të sekuestruar nga policia greke në vitin 2018 në Greqi erdhi nga Shqipëria fqinje’, thuhet në një raport që u publikua të mërkurën nga Njësia Koordinuese e Zbatimit të Drogës dhe Njësia e Inteligjencës Kombëtare.

Raporti përfshin të dhënat për vitin 2018 dhe vlerëson se ‘Greqia është në një nga rrugët kryesore të trafikut të drogës, e ashtuquajtur ‘Rruga Ballkanike’, e cila lidh rajonet më të mëdha në botë që prodhojnë opiume (Azinë Qendrore) dhe Lindjen e Mesme me vendet e Evropës veriperëndimore, të cilët janë konsumatorët kryesorë të lëndëve narkotike’.

‘Për më tepër, thuhet në raport Greqia është ngjitur me Shqipërinë, e cila është furnizuesi kryesor i kanabisit të papërpunuar në vendet e ‘kontinentit të vjetër’.

‘Ndërsa zona detare në Jug të Kretës, sipas raportit, është një pikë tranziti për ngarkesat e kanabisit të përpunuar’.

Raporti vlerëson se ‘për të dytin vit radhazi, sasi të mëdha kanabisi të përpunuar u kapën në anijet që kalonin në jug të Kretës’.

Sipas Raportit ‘Greqia ka një mori portesh dhe aeroportesh ndërkombëtare ku mundësohet importimi i dërgesave të kokainës me origjinë kryesisht nga vendet e Amerikës Latine’.

Raporti vlerëson edhe goditjen e organizatave kriminale të transportit të kokainës.

Sipas Raportit një total prej 560 kilogramë kokainë u kap në bashkëpunim me autoritetet greke dhe autoritetet ekuadoriane edhe dy organizata kriminale që vepronin në shkallë të gjerë për shpërndarjen e kokainës u shkatërruan në vitin 2018.

‘Vlera e tregut e sasive të sekuestruara të narkotikëve në Greqi në vitin 2018 i tejkalon 390 milion Euro, duke marrë çmimet për gram dhe tablet’, vlerëson raporti.

Gjithashtu sipas raportit te antidrogës greke në vitin 2018, u bë sekuestrimi më i madh i tabletave ‘capatagon’ (3,127,360), një lloj droge që përdorej nga ushtarët e ISIS në vatrat e luftës në Siri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here