Anulimi i aksit Kardhiq-Delvinë, firma ndërtuese kërcënon me padi kreun e ARRSH

0
158

Reagon ashper firma “Gjoka Konstruksion” pas anulimit te lotit te 7 te aksit Kardhiq-Delvine.

Ne nje deklarate per mediat publikuar disa ore me pare, firma ndertuese hedh ne drite detaje te cilat vene me shpatulla pas murit ARRSH dhe pretendimet e ministres se linjes Belinda Balluku.

Me poshte deklarata e plote e firmes ndertuese Gjoka Konstruksion.

Pas lajmeve të botuara në media se “Gjoka Konstruksion” sh.a ka paraqitur të dhëna fiktive në përpjekje për të fituar tenderin për ndërtimin e tunelit të rrugës ”Kardhiq-Delvinë lot 7”, kemi përgjegjësinë dhe përgjegjshmërinë e plotë përballë publikut për të sqaruar se kjo situatë është një tentative e dëshpëruar e Drejtoreshës së Autoritetit Rrugor Shqiptar për të shpallur fitues me cdo kusht një bashkim kompanish sic është “Ircop” S.p.a Degë e shoqërisë së huaj & “Sulova Ndërtim Prodhim” sh.p.k & “Vega” sh.p.k & “A&E Enginering” sh.p.k , ku asnjëra nuk ka eksperiencë në tunele, përvec kompanise “Ircop” S.p.a e cila është regjistruar dhe paisur me licencë 2 javë pas hapjes tenderit. Madje kemi dyshimin që kjo është edhe arsyeja që procedura prej njoftimit fillestar të datës së tenderimit është shtyrë 2 here, me qëllim që ti jepte mundësi kësaj kompanie për të përgatitur dokumentat. ARrSh na ka skualifikuar për arsye që skanë asnjë lidhje me punimet e ngjashme apo punimet e Rrugës së Arbrit. Pas ankesës që kemi bërë në Komisionin e Prokurimit Publik, i cili është institucioni më i lartë në fushën e prokurimit publik, është marre vendim që ARrSh të rregulloje shkeljen e kryer dhe të na kualifikojë. Por edhe në këtë rast ARrSh ka kundërshtuar këtë vendim duke i kerkuar Komisionit të Prokurimit Publik rishqyrtim për të njëjtat arsye. Përsëri KPP e ka hedhur poshtë.
Ndërkohë në mënyrë krejt të paligjshme, por sigurisht nga dëshpërimi që nuk po e arrinte qëllimin për të nxjerrë në mënyrë të padrejtë fitues kontraktoret e preferuar të saj, drejtoresha, ngre një grup të paligjshëm dhe pa njoftuar asnjeri, që të kontrollojë punimet në rrugën e Arbrit. Pavarësisht paligjshmërisë dhe përbërjes së pakualifikuar të këtij grup inspektimi, ne i kemi lejuar që të futen në kantier. Inspektimi ka qënë në formën e një shëtitje turistike, me duar në xhepa dhe pa asnjë dokument, pa asnjë konstatim dhe pa asnjë pyetje.
Për raportin që ka dalë nëpër media ne si shoqëri nuk jemi vënë asnjëherë në dijeni, hera e parë që e shohim është nga mediat, që domethënë nuk kemi pasur asnjëherë shans për t’u shpjeguar. Deklarojmë gjithashtu me përgjegjësi të plotë që cdo punë që është situacionuar dhe deklaruar në rrugën e Arbrit është e realizuar 100%. Nuk kemi thënë kurrë që rruga e Arbrit ka mbaruar sepse kjo do kishte qënë një mrekulli dhe një arritje shume e madhe për të gjithë, por cdo gjë që është paraqitur në dokumentat e dorëzuara në ARrSh është e saktë.
Gjithashtu për sa i përket lajmit që ne kemi marrë 70 miliard leke nga buxheti për punë që skemi bërë, duam t’ju informojmë që është totalisht i pavërtetë. Deri me sot janë realizuar rreth 43 % të volumeve të punimeve të rrugës së Arbrit, që do të thotë që shoqëria koncensionare është mbi 13 % para kohe në realizim. E vetmja pagesë e marrë nga buxheti është në fillim të vitit pasi shoqëria koncensionare kishte realizuar 25% të punimeve sipas parashikimeve në kontratë. Kjo pagesë nga buxheti është 2.1 miliardë, nga të cilat pas pagesës ne i kemi kthyer shtetit në pagesa tvsh dhe tatim fitimi pothuajse te gjithe kete vlere.
Nga nesër padia e parë për Drejtoren e ARrSh do të jetë fillimisht në gjykatë për prishje të imazhit të kompanisë, me informacione të nxjerra në media të cilat janë të paverteta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here