‘Anulloje ligjin’/ Studentët e arkitekturës largohen nga salla, Rama humb toruan

0
166

Pas atyre të Vlorës, edhe studentët e arkitekturës kanë braktisur sallën ku po zhvillohej takimi me kryeministrin Edi Rama.

Ata nuk e kanë pranuar dot arrogancën e kryeministrit Edi Rama, i cili herë pas here i fyente dhe nuk i jepte përgjigje pyetjeve të tyre.

Studentja: Më keni marrë në telefon dje në orën 10 të darkës.

Rama: Unë i respektoj të gjithë ata që mua më shkruajnë

Studentja: Jo. S’ke çfarë më shpjegon. Ju nuk doni dialog, doni monolog me veten. Nuk na bleni dot siç keni blerë 1000 FRESSH-ista. Zërin tonë do e dëgjoni. Nuk na ulni dot. Ju nuk doni të dëgjoni, vetëm të flisni vet. Kush do të dëgjojë monolog le të rrijë këtu. Ne po largohemi.

Një grup studentësh u larguan nga takimi, ndërkohë Rama kritikoi sërish sjelljen e tyre.

“Hajde shëndet, po kujdes edukatën, jam shumë i shqetësuar,” tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here