Apel për ndihmë/Banesa “Topulli” u përfshi nga zjarri pak ditë mëparë, familjarët në qiell të hapur

0
180

Vetëm pak ditë më parë banesa “Topulli ” në lagjen Dunavat u përfshi nga flakët.Sipas grupit hetimor një furrnelë elektrike ngrohëse, ka qenë shkaku i rënies së zjarrit .Dëmi vlerësohet të jetë gati 120 milionë lek nga djegija e banesës tre katëshe e cila ka qenë në pronësi të Fatos Topullit.Fatmirësisht 5 personat që banonin në këtë ndërtesë kanë arritur të shpëtojnë pa asnjë lëndim por tani kanë mbetur në qiell të hapur .

Dritan Topulli banesa e të cilit u përfshi nga flakët duke falenderuar të gjithë ata që iu janë gjendur pranë nē këto ditë të vështira ka bërë apel për ndihmë nga kushdo që ka mundësi për të kontribuar :

“Ndihma juaj – Ringritja jonë…!
Të nderuar miq ! Në emër të dy familjeve tona , ju falenderoj nga thellësia e zemrës që na u gjendet pranë në këtë fatkeqësi… Zjarri na shkrumboi shtëpinë e na la në qiell te hapur , por ju me fjalët tuaja na ngrohët shpirtin dhe na u bëtë Strehë…
Në pamundësi për tju përgjigjur individualisht mesazheve tuaja të panumërta për numrin e llogarisë bankare në të cilën mund të kontriboni , duke ju shprehur edhe njëherë mirënjohjen e pamatë, ju bej me dije se numri i llogarisë bankare ku mund të depozitoni kontributin tuaj financiar është ;
AL 86202610010000000040538560
O ZOT… KJO MOS I NDODHTË ASKUJT… !”

Nuk u dogj vetëm shtëpia e Topullarëve, por edhe një pasuri publike njëherësh. Këshilli i Bashkisë dhe Qeveria shqiptare duhet të akordojnë një fond të posaçëm për rindërtimin e saj.JUGU news.net duke u sensibilizuar me këtë fatkeqësi veç kontributit personal fton të gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë sa do pak për tiu ardhur në ndihmë familjarëve Topulli .Të gjithë bashkë mundemi!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here