Apeli i Besnik Aliaj për urën e Hoshtevës, gjen mbështetje

0
95

Gjendet një zgjidhje për Urën e Hoshtevës në Zagorie.

Tani kerkohet mbeshtetje financiare edhe nga komuniteti zagorit.

Te nderuar miq dhe dashamires pas sensibilizimit te bere para disa ditesh duket se dicka po leviz nga vete banoret dhe zagoritet ne teresi. Perfaqesues te Shoqates Cajupi dhe Shoqata Zagoria jane konsultuar me eksperte te specializuar te fushes dhe tashme kane te qarte tekniken e nderhyrjes dhe perforcimit ures qe rrezikon shembjen nga shirat dhe mungesa e mirembajtjes.

Perfaqesues te shoqatave lokale, Dr Spiro Nika, dhe Ing. Andon Pango (eksperte te trashegimise dhe ndertimitarise) jane takuar me Prof.Dr. Valter Shtylla (nga ekspertet me te mire ne vend ne kete fushe) dhe drejtuesen e IMK Instituti Monumenteve dhe kane rene dakort per llojin e nderhyrjes.

Ne te gjithe shpresojme te gjithe qe se pari qeveria nuk do te jete indiferente dhe do zbatoje projektin e miratuar dhe premtuar kohe me pare. Nderkohe ftojme komunitetin zagorit kudo qe jeton te jete aktiv, dhe te kontribuoje financiarisht tani! Koha nuk pret me dhe kerkon ndihme konkrete secili sipas mundesise, ne llogarine me poshte te shpallur nga iniciatoret vullnetare tek integriteti te cileve une kam besim! Une te henen jap kontribut in tim personal ne banke, dhe ftoj miqte e te afermit te me bashkohen. Nderkohe transparenca eshte detyrim moral i nismetareve!

Inisiatoret e kesaj nisme per mbledhjen e fondeve z.Spiro Nika dhe Andon Pango kane bere kete sqarim ne rrjetet sociale per te gjithe ata qe duan te kontribuojne financiarisht :
——————

“Sqarim për bashkekrahinasit zagorite.
Tiranë më 05/01/2018

Pas konsultës teknike që zhvilluam pardje me prof. Valter Shtyllën, një përfaqësi e shoqatës “Çajupi” zhvilloi dje , takim me znj. Arta Dollani, drejtore e Institutit të Monumenteve. Prej saj mësuam se në fillim të muajit shkurt ekziston mundësia e zbatimit të projektit restaurues që është miratuar nga Këshilli Kombëtar i Restaurimit. Gjithashtu morëm miratimin e znj. Dollani për realizimin e ndërhyrjes për disiplinimin e rrjedhës së lumit dhe devijimin nga këmba e dëmtuar e urës si dhe përforcimin e mbathjen e saj. Punimet do të jenë nën mbikqyrjen e prof. V. Shtyllës dhe fuqia punëtore e specialistët nga banorë të zonës. Mbështetja financiare do të jetë nga llogaria e hapur rishtas: “Fondi i emergjecave për mirëmbajtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore dhe nevojat e tjera të ngutshme

Llogaria në emrat :
Spiro Nika, Arqile Hila, Mitro Peçi .
Spiro Nika dhe Andon Pango

Në Lekë 0170-408174-001
dhe në Euro 0100-408174-001.

E drejta e tërheqjes vetëm në grup me miratim të Këshillit Mbikqyrës të caktuar nga Kryesia e Shoqatës “Çajupi”

Inicues : Andon Pango, Spiro Nika

Ura e Hoshtevës, është kryefjala e ditës. Tani që u hap llogaria dhe ne depozituam aq sa mundëm, shikoj një përgjumje. Sa me shpejt Fondi Monetar i Emergjencave dhe fillimi i punës për konsolidimin e këmbës së urës. Planifikoni para dhe ndihme fizike sipas mundësive. Detaje të tjera me komunikim personal të drejtpërdrejtë. Që nga e hëna do publikohet lista e përditësuar e dhuruesëve.

Fotot e ures jane fiksuar dje nga Petro P. Nasi, skic-idete jane punuar nga specialiste, dhe fotografia tjeter per ngjashmeri nderhyrjesh.

— — —

Lutemi shperndajeni kete mesazh dhe kontribuoni per te shpetuar trashegimine dhe lidhjen fizike midis fshtarave te Zagorise. Kontaktoni per me shume: Z. Spiro Nika dhe Z. Andon Pango.”— Eshte ky postimi qe ing. Andon Pango si kryetar i Shoqates Zagoria ka bere ne faqen e tij ne facebook.

Redaksia e Jugunews.net shpreson qe kjo nisme te gjeje se pari mbeshtetjen e organeve pergjegjese te Qeverise Shqiptare, Bashkise Libohove dhe me tej komunitetit zagorit brenda dhe jashte vendit per te bere te mundur tek e fundit, shpetimin  nga shembja te nje ure qe eshte monoment kulture dhe njehersh eshte edhe funksionale per banoret dhe vizitoret e Zagorise.

Shkruaj nje koment