Apeli denon me burgim at e bir per vrasjen e Alket Muhos, ne fshatin Rabije 4 vjet me pare

0
42

Gjykata e Apelit ne Gjirokaster ka dhene vendimin ndaj te akuzuarve Et’hem dhe Dino Muho te cilet u shpallen sot perfundimisht fajtor per vrasjen e Alket Muhos ne 6 shtator te 2018 ne fahatin Rabije Bashkia Memaliaj. Seanca e sotme gjyqesore ka filluar me tensione pasi familjaret e dy te akuzuarve kane kerkuar renien e akuzave per vrasje nga ana e prokurorit te çeshtjes Julijan Çafka i cili ishte ai qe apeloi vendimin e dates 26 tetor te 2021 te dhene nga shkalla e pare e gjyqesorit ne Gjirokaster. Ky vendim i dhene nuk percaktonte armen e vrasjes se kryer nderkohe qe denonte me 20 vjet burg Et’hem Muhon dhe me 17 vjet burg Dino Muhon. Gjyqtari i Gjykates se Apelit Gjirokaster Sokol Pina me gjyqtaren tjeter ndihmese Margarita Buhali mbi bazen e ankimit te prokrorit te ceshtjes Julijan Çafka ndryshoi vendimin e dhene nga Gjykata e Faktit ne Gjirokaster dhe vendosi per masen e denimit ku Dino Muho u deklarua fajtor edhe per armembajtje pa leje nderkohe qe ne shkallen e pare arma nuk doli ne vendim. Ne bashkim te denimeve Dino Muho u denua nga 17 qe ishte denuar nga Gjykata e Faktit ne 19 vjet burg. Ndersa i ati i tij Et’hem Muho nga 19 vjet te dhene nga Gjykata e Faktit ne 22 vite burg. Ky vendim u egzekutua ne sallen e gjyqit menjehere duke thirrur policine e cila u vendosi prangat dy te denuarve per vrasje me paramendim. Ne vendimin e permbledhur dhene para pak nga Apeli i Gjirokastres u provua dhe vertetua pertej cdo dyshimi te arsyeshem se Et’hem dhe Dino Muho jane autore te vrasjes me paramendim te Alket Muhos ne date 6 shtator te 2018 ne fshatin Rabije te Memaliajt. Gjate kesaj periudhe dy te denuarit qendronin ne arrest shtepie per shkak te shkeljes se afateve te ankimimit te vendimit per masen e arrestit.

Shkruaj nje koment