Apeli i deputetit Shehu për shkretimin e Gjirokastrës

0
136

Deputeti i PD për Gjirokastrën Tritan Shehu, ka ngritur zërin për fenomenin e shkretimit të Qarkut.

Zoti Shehu referuar të dhënave të INSTAT, konfirmon se përvecse Qarku i Gjirokastrës është më i diskriminuari në vend, ka edhe vdekshmërinë më të lartë.

Në 1000 banorë, vdekshmëria është 13 ndërsa lindshmëria është mjaft e ulët vetëm 9 në 1000 banorë.

Sipas zotit Shehu, kjo ka lidhje me gjendjen mjaft të vështirë ekonomike, sociale e infrastrukturore në këtë qark, me sistemin e shkatërruar shëndetësor, parësor si dhe atë spitalor.

Deputeti Shehu një ditë më parë në parlament, ka cuar zërin për problematikat që ka Gjirokastra në tërësi cka kryeministri Rama, i dëgjonte me vëmendje.

Statusi në FCB i deputetit Tritan Shehu.

Ne vijim te fjales sime te djeshme ne Kuvend drejtuar Z.Rama.
Gjirokastra, ashtu sic une theksova, ngel Qarku me i diskriminuar ne vend.
Sipas te dhenave te sotme te INSTAT ai eshte:
Qarku me vdekshmeri me te larte, 13 per 1000 banore.
Qarku me lindshmeri me te ulet, 9 per 1000 banore.
Pa asnje dyshim kjo eshte e lidhur me gjendjen e veshtire ekonomike, sociale, infrastrukturen e Qarkut etj.
Eshte e lidhur me nje sistem shendetesor te shkaterruara, paresor apo spitalor aty.
Te dhena katasatrofike keto, qe paraqesin nje gjendje me shume se alarmante.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here