Apeli i Dr Xhelos: Jo mbijetesë politike për Vangjel Tavon

Nga Dr Xhelo Beqiri

Vangjel Tavo namin e ka si fabrikë votash, jo me thes me miell, punësime pa kriter, pa ligj, në ndërmarrjet apo institucionet që i ka si sipërmarrje private dhe askush nuk i ka thënë marshallah deri më sot! Lind pyetja, kush e mbështet, ku e ka lëndën e parë, sa do lejohen persona të tillë të livadhisin të mbajnë peng demokracinë, të zgjasin tranzicionin të sillen si filantropë në dëm të zhvillimit të vendit ?

Këtyre pyetjeve duhet t’u japë përgjigje vetëm ligji nëse do fillojë të funksionojë në të ardhmen ! Persona të tillë të rrezikshëm nuk duhet të ekzistojnë më në politikën shqiptare (këtë do ta kuptojnë edhe ata si hallexhi që u duket se u ka bërë mirë për momentin). Problemi është që problemet të zgjdhen përfundimisht në interes të popullit dhe të vendit dhe jo për të mbajtur e mbijetuar në politike tipa alla Vangjel Tavo & co.!

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment