Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e pasurive të Arben Ahmetajt

0
85

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj për të zhbllokuar pasuritë e sekuestruara, në kuadër të hetimeve që po kryhen ndaj tij.

Edhe pse në arrati, Ahmetaj ka dorëzuar një kërkesë përmes avokatëve të tij, ku kërkon zhbllokimin e pasurive që i janë sekuestruar.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Dhimiter Lara, sot më 28.10.2023, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 158 akti, datë 18.10.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e paraqitur nga ankuesi A.A., ndaj vendimit nr. 364, datë 26.09.2023 (lidhur me sekuestron e pasurisë) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 364 akti datë 26.09.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, njofton Apeli i GJKKO.

Ahmetaj ka reaguar disa ditë radhazi lidhur me dosjen “Buka”, ku ka thënë se ndaj tij po bëhet një gjyq publik.

Shkruaj nje koment