Apeli le ne burg grabitesit e Memaliajt

Gjykata e Apelit ne Gjirokaster ka lene ne burg pese personat e arrestuar nga Policia e Tepelenes si pergjegjes per grabitjen me arme dhe plagosjen e Mustafa Mustafait dhe te shoqes se tij me 22 janar te ketij viti ne qytetin e Memaliajt. Avokatet e pese te pandehurve per kete ceshtje kishin ankimuar ne Gjykaten e Apelit vendimin e dhene nga shkalla e pare e gjyqesorit ndaj Donaldo Nelaj personi kryesor ne grabitjen me arme te 500 mije lekeve Mustafa Mustafait si dhe ndaj Ilirjan Korbi, Dali Nelaj, Ari Isomati dhe Armando Cakaj. Gjykatesi Tomor Skreli pasi ka degjuar argumentet e servirura nga prokurori Gjon Fusha dhe pretendimeve te avokateve te te arrestuarve te cilet kerkuan lirimin e tyre, vendosi lenien ne fuqi te vendimit te shkalles se pare “Arrest ne burg”.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment