Aplikacioni “Aktiv1st”, Balluku e mohon presionin ndaj administratës; ç’thotë për prokurorët ‘aktivistë

0
43

Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka mohuar që administrate shtetërore të jetë detyruar për t’u bërë pjesë e aplikacionmit “Aktiv1st”.

Nga Kryeministrita, Balluku tha se deri tani s’ka pasur asnjë detyrim për admnistratën, teksa e quajti një aplikacion transparent.

“Nuk e di, ju keni një fakt që janë të detyruar punonjësit e admnistratës. Sepse në institucionin ku unë drejtoj nuk ka qenë askush i detyruar, nuk ka ndodhur për asnjë moment. Për këtë iu siguroj edhe në institucione të tjera që të ketë qenë kush i detyruar të ndjekë platformën “Aktiv1st”. Është një platformë transparente që iu bëj thirrje të log-oheni edhe ju. Nuk ndodh asgjë tjetër përveç asaj që ju e shikoni edhe në Facebook edhe në Instagra,” u shpreh Balluku.

Shkruaj nje koment